Skip to content

“Nuk e kuptoj fare këtë ambasadorin britanik”, Duncan Norman i përgjigjet Ramës: Bisedat private nuk zbulohen

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha pak ditë më parë se nuk e kupton pse ambasadori është kaq i përfshirë në zgjedhjet e Shqipërisë.

Norman deklaroi se nuk është e përshtatshme për të që të flasë në lidhje me bisedat private. Ai shtoi se ato gjëra që fliten në mënyrë private duhet të qëndrojnë të tilla.

“Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të sukseshme. Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë… Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private,”  theksoi Norman në emisionin “Përballë”.

Në po të njëjtën ditë, kryeministri Rama u shpreh se ai nuk ka nevojë që t’i tregojë detyrën e tij as ambasadorja amerikane, Yuri Kim, duke i kërkuar madje gazetarëve që të mos i thonë më që “ambasadorja ka thënë kështu, ka thënë ashtu.”

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb