Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi kanabisi. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bilça” u arrestua me inicialet S. M., banues në Bilç.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se i riu dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.1 kg kanabisi, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re