Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij për shërbimin në pavijon Covid në Shkodër.
Lekë Staka, ka të shtruar xhaxhain në këtë pavijon, ndërsa për gazetarim e ABC, Simon Shkreli thotë se i kanë marrë aparaturat.
Ai rrëfen se pas katër ditësh i shtruar në Tiranë, e kanë sjellë në Shkodër, ndërsa më pas e kanë lënë pa aparatura.
Staka thotë se tashmë i kanë thënë se do e shtrojnë në reanimacion, ndërkohë që më herët infermierja i ka marrë aparaturën duke i thënë se ishte stabilizuar.
“E sollën nga Tirana dhe e kanë lënë pa aparatura, me vdekë. Është me Covid, tani thonë po e çojmë në reanimacion.
Pse po e çojnë në reanimacion?
E kanë lënë pa aparatura me vdekë. Ma mirë e nxjerrë jashtë. Nuk i kanë vënë aparatura, është 75 vjeç. Kur e sollën prej Tirane e lanë këtu.
Tha infermierja je stabilizuar, je shumë mirë, po të marrim aparaturën.
Ky s’ka pas nevojë me ngrënë bukë këtu. Tani do e çojnë në reanimacion.
Ka ndenjur katër ditë në Tiranë. Infermierja ia morri aparaturën, se kena pru me hangër bukë këtu. Unë e kam axhë. Kemi kontaktuar me mjekë, por nuk i kanë sjellë aparaturën”, thotë ai.
