Skip to content

Kaç Islami: Patriotë të ndershëm, bashkohuni për të shporrur misionarin e së keqes Edi Rama

Ish deputeti i PS dhe PD, Kastriot Islami eshte shprehur se Edi Rama eshte misionar i se keqes, ndaj shqiptaret duhet te ngrihen dhe ta shporrin nga pushteti.

Islami, duke qene ne nje linje me presidentin Ilir Meta, akuzon kryeministrin socialist se misioni i tij eshte boshatisja e vendit.

Postimi i Islamit:

Rama ka për mision shkatërrimin e vendit dhe detyrimin e shqiptarëve të emigrojnë, pra të boshatisin vendin. 

Për këtë nuk ka më dyshim askush, të paktën kjo është tashmë e qartë për më shumë se 65 % e shqiptarëve.

Ai kërkon mandatin e tretë, për të përfunduar misionin e tij, thënë ndryshe për ta bërë të pakthyeshëm boshatisjen e vendit.

Duhet të bashkohen të gjithë patriotët e ndershëm për ta penguar e shporrur me neveri këtë misionar të së keqes.

Gjithçka tjetër mbetet për t’u diskutuar e vendosur pasi vendi të shpëtojë nga kjo e keqe.