Njerëz të armatosur kanë vrarë një nxënës shkolle dhe kanë rrëmbyer 27 fëmijë të tjerë në një bastisje gjatë natës në konviktin e një shkolle në Nigerinë veri-qendrore, ka thënë guvernatori i shtetit Abubakar Sani Bello.
Tre anëtarë të stafit dhe 12 të afërm të tyre u rrëmbyen gjithashtu, shtoi ai.
Rreth 600 djem po flinin në konviktet e tyre kur u bastis shkolla në qytetin Kagara në shtetin e Nigerisë, tha drejtori Danasabe Ubaidu për BBC.
Forcat e sigurisë janë vendosur për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.
Motivi i sulmit është i paqartë, por bandat kriminale shpesh kryejnë rrëmbime për të marrë më pas shpërblime për lirimin e tyre, thotë Ishaq Khalid i BBC në kryeqytetin Abuja.
Të hënën rreth 20 njerëz që po ktheheshin nga një ceremoni martese u rrëmbyen pas një sulmi në autobusin e tyre në Nigeri. Fati i tyre është ende i paqartë.
Në dhjetor më shumë se 300 fëmijë shkolleu kapën në qytetin Kankara në shtetin veri-perëndimor të Katsina. Ata më vonë u lanë të lirë pas negociatave me personat e armatosur.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
