Skip to content

Shpërthim brenda xhamisë, 14 të vdekur

14 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur brenda një xhamie në lindje të Afganistanit.

Ajo xhami ishte duke u përdorur si qendër e regjistrimit të votuesve, shkruan Al Jazeera. Wahedd Majrooh, zëdhënës i Ministrisë së Shërbimeve Publike, ka treguar se mbi 30 veta të tjera kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij sulmi.

Bomba ishte hedhur mbi civilët që ishin mbledhur për lutje si dhe për t’u regjistruar si votues. Në lidhje me këtë sulm ende nuk e ka marrë askush përgjegjësinë.

Afganistani është duke u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të cilat janë paraparë të mbahen në tetor të viti 2018.