Si pasojë e sulmit të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK me raketë në nënprefekturën Afrin në veri të Sirisë, u plagosën 10 persona, ndër të cilët 6 ishin fëmijë.
Terroristët e YPG/PKK-së, të cilët sipas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë më 22 tetor 2019 duhet të largoheshin nga rrethi Tel-Rifat, shpeshherë kryejnë sulme terroriste në Afrin.
Në sulmin me 6 raketa në qendër të Afrinit u plagosën 10 persona, 6 ishin fëmijë.
Për shkak se raketat ranë në shtëpitë e civilëve pati edhe dëme të mëdha materiale.
Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane në operacionin “Dega e Ullirit” që filluan në 20 janar 2018 e çliruan Afrinin nga terroristët e YPG/PKK-së më 18 mars.
Terroristët vazhdojnë pushtimin në rajonin në juglindje të Tel-Rifatit.
