Skip to content

“Do të vaksinojmë fillimisht personalitetet”, revoltohet Spahiu: Vendimi i qeverisë Rama është anti-kushtetues dhe ç’njerëzor. O Zot i madh sa të çmendur janë

Avokati Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se vaksinimi do të nisë me personalitetet mbi 80 vjeç.

I revoltuar Spahiu shkruan se vendimi i qeverisë Rama për të vaksinuar personalitetet publike të moshuar është anti-kushtetues dhe ç’njerzor.

“KUSHTETUTA (Neni 21)

“Jeta e personit mbrohet me ligj”

Vendimi i qeverisë Rama për të vaksinuar personalitetet publike të moshuar është anti-kushtetues dhe ç’njerzor.

Babai im është 90 vjeç, për mua është ai personalitet, ndërsa për qeverinë jo.

Askush nuk mund të na heq të drejtën për të jetuar duke i dhënë të drejtën e selektimit kush do vdes apo jetoj më shumë.

Jeta mbrohet me Kushtetutë dhe të gjithë shqiptarët janë të barabartë.

Qeveria nuk është krijuesi ynë, por ne krijojmë qeveri çdo 4 vjet me votat tona.

Ne mund të vendosim sa gjatë duhet ajo të jetojë, jo ajo për jetgjatësinë tonë. O Zot i Madh sa të çmendur janë.”- shkruan Spahiu. ()