Kampionia Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Ajo në fakt duhej të ndeshej me kundërshtaren belge Charline Van Snick, por për shkak të një dëmtimi, belgja nuk u paraqëit në ndeshje.
“Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tel Avivit
Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kelmendi është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit.
Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj gjermanes, Annika Ëurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, kategoria deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale u mposhtë nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.
Krahas medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
KOK përgëzon suksesin e Majlindës dhe iu uron fat dhe suksese Akil Gjakovës dhe Laura Fazliut, të cilët garojnë nesër,” njoftoi Komiteti Olimpik i Kosoves.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
