Skip to content

“Mos na ngatërroni me veten, me shtëpi në qytet, fshat, det, liqen”, pedagogia denoncon lëvizjen e vendbanimit: O Zot kur me autoktonët bëjnë këtë…

Pedagogia Majlinda Keta, përmes një postimi në facebook ka denoncuar lëvizjen e gjendjes së saj civile nga Njësia nr.2 në Njësinë nr.7.

Keta e quan këtë një truk elektoral në lidhje me votimet e 25 Prillit dhe kërkon nga instancat shtetërore t’a kthejnë vendbanimin e saj në Njësinë ku banon.

“Më e bukura është kur të thonë pasi i prezanton problemin se me siguri keni ndonjë shtëpi tjetër ( nuk do ishte keq ta kisha po nuk kam kokërgjëje veç aty ku na e ka lënë gjyshi i shtëpisë) dhe vendos shteti se ku unë dihet të marr dokumentacionin ndërsa jam me breza këtu ku jam”, shkruan Keta në facebook.

Pa dashje, Votuese aty ku do partia.

Nuk kisha menduar ndonjëherë se vendbanimin shteti ta eksportoka ku i do koka Gjëndjes Civile

Nga Njësia Bashkiake nr 2 qenkam eksportuar në Njësinë  nr 7!

???

Më e bukura është kur të thonë pasi i prezanton problemin se me siguri keni ndonjë shtëpi tjetër ( nuk do ishte keq ta kisha po nuk kam kokërgjëje veç aty ku na e ka lënë gjyshi i shtëpisë) dhe vendos shteti se ku unë dihet të marr dokumentacionin ndërsa jam me breza këtu ku jam.

O marifetçinj elektoralë të qendrës ( se nuk e besoj kurrë se e ka bërë Njesia ime) kthenani aty ku jemi dhe ku të vetmet kemi!

Mis na ngatërroni me veten, me shtëpija qytet, fshat, det, liqen….. dhe jashtë shtetit.

/faxweb