Kriza Covid-19 ka sjellë pasojat e saj ekonomike edhe në klubet e futbollit. Një nga ata që mesa duket kanë probleme me financat është edhe Tottenham.
Mediat angleze raportojnë ditën e sotme , se Tottenham është gati të heqë dorë nga kapiteni i tyre Harry Kane këtë verë, pavarësisht se është një nga lojtarët më të mirë të ekipit.
Gjithsesi, klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj nga xhevahiri i ekipit. Mediat angleze shkruajnë se klubi e ka fiksuar ccmimin e kapitenit në 150 milionë euro, kështu që skuadrat e interesuara duhet t’i bëjnë llogaritë mirë përpara se të trokasin në derën e Tottenham.
Ky lajm ka ka vënë në lëvizje skuadrat më të mëdha evropiane si Juventus, Manchester United, Chelsea, Manchester City, Tottenham Hotspur, Real Madrid, Paris Saint Germain e Liverpool që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Kane këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje me Spurs në të gjitha garat, ku ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë duke treguar formë të jashtëzakonshme.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
