Herën e fundit që krimet kompjuterike u futën në legjislacionin shqiptar ishte viti 2001. Që prej asaj kohe me dhjetëra vepra të cilat ligji ynë nuk i parashikon konsumohen në Shqipëri.
 
Edhe në operacionin e policisë chat line ku u prangosën disa vajza të cilat sipas autoriteteve ushtronin prostitucion online në kodin penal të Republikës së Shqipërisë, diçka e tillë nuk parashikohet.
 
Për këtë, ato u lanë të lira nga gjykata.
 
Prej kohësh policia e shtetit u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për këtë lloj krimi por sipas ndërkombëtarëve ajo që duhet bërë janë ndryshimet ligjore.
 
Të njëjtin apel bëri dhe koloneli Walter Ugner ish-drejtor i mbrojtjes kibernetike në Ushtrinë Austriake disa javë më parë gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
 
“Në hapësirën kompjuterike nuk ka limite gjeografike apo kufij kështu që çdokush që është i lidhur me rrjetin është në rrezik, pasi mund të sulmohet nga këta kriminelë online. Në europe krimi kibernetik është një problem shumë i madh për të gjitha vendet e bashkimit njëkohësisht edhe për Shqipërinë. Në këtë kontekst vendi juaj duhet të adoptojë disa ligje të cilat janë në Bashkimin Evropian siç është konventa europiane e krimit kibernetik.”
 
Në Kodin Penal shqiptar nuk parashikohen disa dhjetëra vepra penale të konventës Europiane e cila veç të gjitha llojeve të krimit kompjuterik lejon edhe ekstradimin për disa nga shkeljet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko