Skip to content

Aksident me një të vdekur në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin afër fshatit Kolsh në Kukës, ku një maune është përmbysur në krahun e malit.

Si pasojë ka humbur jetën shoferi i saj.

Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura, por siç mund të shihet, batimi ka ardhur pas një kthese të fortë, ku sipas gjasave automjeti i rëndë mund të ketë rrëshqitur nhga lagështira në rrugë, duke humbur më pas kontrollin.