Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbajtur një qendrim të fortë sa i takon pandemisë së Covid 19 në vendin tonë, që sipas tij po përdoret politikisht nga ana e qeverisë, me vendosjen e gjobave për subjektet e opozitës.
Meta tha se procesi i vaksinimit po bëhet në mënyrë jotransparente, dhe njerëzit nuk mund të ndahen në bazë të klasave të tyre.
Meta tha se qeveria duhet të rishikojë menjëherë Buxhetin dhe të garantojë vaksninimin dhe rimbursimin për të gjithë qytetarët, një pjesë e të cilëve nuk kanë mundësi ekonomike për trajtimin në banesë me medikamente.
Meta:
Nisur nga keqpërdorimi që po i bëhet kufizimeve nga pandemia për qytetarët dhe subjektet politike opozitare, dhe standartet e dyfishta që shohim te personat që janë zgjedhur për tu vaksinuar, dua të ndalem në disa pika shqetësuese. Duhet të ketë një plan të qartë dhe të sigurt të shpërndarjes së vaksinave. Planet jotransparente nuk mund të jenë alibi për të braktisur me mijëra qytetarë të infektuar dhe dhjetra të tjerë që po humbin jetën çdo ditë.
Vetëm kriteret shkencore dhe të moshës që janë të vendosura ndërkombëtarisht duhet të aplikohen, përzgjedhja arbitrare e klasave janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen spitalet dhe qendrat spitalore pa aparatura dhe pa medikamente, nuk mund të lihen qytetarët nën panikun e përballjes me çmimet shumë të lartë të ilaçe, nuk mund të lihen mijëra të sëmurë në mëshirë të fatit të cilët kurohen në banesë, dhe nuk marrin asgjë.
Është koha për të riparë buxhetin e shtetit dhe për të invesdtuar në mënyrë konkrete dhe jo sekrete për vaksinën. Ka gati një vit që injorohen kërkesat e presidentit, që mblodhi këshillin e sigurisë, që të garantohej transparenca në proces. Çdo gjë është përpjekur që të politizohet me improvizime, disa standarde mund ti kishim në nivelin e Kosovës dhe të vendeve të tjera.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
