Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë Presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vaksinimin e intelektualëve të moshuar mbi 80 vjeç.
Rama e quan Metën dembel aktiv që ka vënë kujën për gjenocid e diktaturë.
“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”, shkruan Edi Rama.
Ndërkohë, sipas Metës, këto janë ndarje klasore që i bëjnë vetëm diktatorët.()
