Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ishte në Vaqarr, nga ku theksoi se situata aty është “një lëmsh i madh” dhe qytetarët “shtetin veçse për rregullator nuk e njohin”.
“Edhe për ujin e rubinetit ka trajtim të diferencuar. Shohin bindjet politike. Turp i madh për këdo që e ndan komunitetin më dysh!”, theksoi Këlliçi.
POSTIMI I PLOTE
Nga t’ia nisësh në Vaqarr! Nga legalizimi i tokave bujqësore, dëmtimet nga tërmeti, zaptimet e pronave, mungesa e ujit të pijshëm, e rrugës, e transportit urban! Një lëmsh i madh. Këtu shtetin veçse për rregullator nuk e njohin.
Edhe për ujin e rubinetit ka trajtim të diferencuar. Shohin bindjet politike. Turp i madh për këdo që e ndan komunitetin më dysh!
Vaqarri është një! Banorët kërkojnë një qeveri që t’i përfaqësojë të gjithë! Pa dallime! Më 25 prill, bashkimi me PD do të sjellë frymëmarrje për vendin. Bashkë fitojmë!
