Skip to content

Lëvizja Hamas në Gaza: “Izraeli nuk mund të marrë përsëri të burgosurit pa një marrëveshje shkëmbimi”

Lëvizja Hamas në Gaza ka deklaruar se pa një marrëveshje të vërtetë për shkëmbimin e të burgosurve, Izraeli nuk mund të marrë përsëri ushtarët e tij të zënë robër.

Hamas iu përgjigj deklaratave të bëra nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz në lidhje me ushtarët e kapur të Brigadave nga krahu ushtarak i Hamasit, Izzeddin al-Kasam.

“Pa një marrëveshje të vërtetë për shkëmbimin e të burgosurve përmes negociatave indirekte, Izraeli nuk mund të marrë përsëri ushtarët e tij të robëruar”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Hazim Qasim.

Qasim theksoi se përvojat e përjetuara treguan forcën e forcave të rezistencës për të imponuar vullnetin e tyre, por ai nuk dha detaje të hollësishme në lidhje me këtë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Gantz më 18 shkurt tha se administrata e Tel Avivit nuk do të lejonte përparim real dhe afatgjatë në Gaza derisa të kthehen ushtarët e robëruar nga Hamasi.

Izraeli pretendon se që nga viti 2014, Hamasi ka mbajtur 4 izraelitë, dy prej të cilëve janë ushtarë.