Skip to content

Siria liron gruan izraelite në një shkëmbim të ndërmjetësuar nga Rusia

Një grua e re izraelite, e cila u arrestua në Siri, është liruar përmes shkëmbimit të të burgosurve të ndërmjetësuar nga Rusia.

Kjo erdhi pasi autoritetet izraelite liruan nga burgu dy barinj sirianë të arrestuar dy javë më parë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit izraelit theksohet se lirimi i gruas ishte rezultat i përpjekjeve të bëra nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe presidenti rus Vladimir Putin.

“Disa ditë më parë, një grua e re izraelite kaloi kufirin për në Siri. Unë fola dy herë me mikun tim presidentin rus Vladimir Putin. I kërkova ndihmën e tij për kthimin e saj dhe ai veproi”, njoftimi citoi Netanyahu-n të ketë thënë.

Të mërkurën, agjencia siriane e lajmeve SANA njoftoi se Siria është duke u përpjekur për të marrë dy sirianë të tjerë, Diab Qahmuz dhe Nihal Al-Maqt, të liruar nga paraburgimi izraelit përmes ndërmjetësimit rus, në këmbim të një gruaje izraelite.

Sipas portalit izraelit të lajmeve Walla, Qahmuz, i cili po vuan një dënim me 14 vjet që nga viti 2016, refuzoi të transferohej në Siri dhe gjithashtu refuzoi të qëndronte në paraburgimin izraelit.