Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur alarmin për numrin e lartë të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri, duke theksuar se edhe Italia një nga vendet më problematike për sa i përket pandemisë ka 2.5 hërë më pak rritje vdekshmërie se ne.
Duke shigjetuar kryetaren e Komitetit Teknik, Mira Rakacollit dhe Drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gazetari deklaron se deri në fund të vitit 2020 ka vdekur 0.2% e popullsisë në Shqipëri për shak të Covid-19.
“Zyrtarisht ne jemi nje nga vendet e goditura me keq ne bote nga virusi.
Me nje llogari te thjeshte virusi deri ne fund te vitit te kaluar ka vrare 0.2 per qind te popullsise. Tremujori i pare i ketij viti duket me keq akoma.
Ketu eshte bere masaker kurse Mira Rrakacolli me Ficon thoshte me gjithe perpjekjen e mjekeve fatkeqesisht sot kane humbur jeten 6 qytetare. Po moj po. 6-ta e kokes tende.
Mendoni vetem kete. Italia me gjithe ate zhurme qe po behet ka patur 2.5 here me pak rritje vdekshmerie se Shqiperia”, deklaroi Tomorri.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
