Skip to content

“Ibra më tha a shpërndarës picash je”, Hauge i çon milanistët ‘në qiellin e shtatë’: Haaland më shtyu drejt kuqezinjve

Sulmuesi norvegjez i Milanit, Jens Petter Hauge, është rrëfyer në një intervistë për “CBS Sports”, ku ndër të tjera ka folur për shokun e tij të kombëtares, Erling Braut Haaland.

Haugue tregon se është konsultuar me sulmuesin e Dortmund përpara se të zgjidhte Milanin. Ai i kishte thënë të refuzonte ofertat e tjera , ndërsa kur ishte puna te kuqezinjtë, Haaland i kishte thënë që nuk është e lehtë të luash për një ekip të madh si Milani.

“Ne flasim shumë. Isha në sytë e një klubi belg, por ai më tha të refuzoja ofertën dhe të prisja për një më të mirë. Pas ndeshjes kundër Milanit ai më tha: ‘Gjithçka do të jetë mirë. Të luash për Milan nuk do të jetë e lehtë padyshim, do të duhet të punosh shumë dhe të mësosh gjuhën, por mendoj se gjërat do të shkojnë mirë.’ Tani jam shumë i lumtur që zgjodha kuqezinjtë ”, deklaroi Hague.

21 vjeçari ka zbuluar dhe një episod në dhomat e zhveshjes me liderin e ekipit, Zllatan Ibrahimoviç.

“Mbaj mend kur hyra në dhomën e zhveshjes me një kapelë dhe Zlatan më tha:” Shpërndan pica apo je futbollist?’ Më pëlqejnë njerëzit që bëjnë shaka. Ibra më ndihmoi shumë me gjuhën pasi flasim të njëjtën gjuhë ”, tregon Hague.

Milani duhet të paktën të kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm në mënyrë që të fillojë të konsiderojë mundësinë e blerjes së lojrtarëve të kategorisë së Haaland. I riu i talentuar norvegjez i ka kushtuar Dortmund rreth 80 milionë euro, prandaj dhe gjermanet nuk kanë ndërmend të konsiderojnë shifra nën 100 milionë euro, nëse vendosin ta shesin.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb