Skip to content

Gjendet i mbytur në afërsi të urës së Bratit një 74-vjeçar në Vlorë

Një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në afërsi të ‘Urës së Bratit’ në qytetin e Vlorës.

Njoftim i plotë: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb