Slobodan Milosevic.
Këngëtari i famshëm serb, Đorđe Balašević ka vdekur pasi ishte infektuar me koronavirus, njoftoi televizioni publik i Serbisë. Ai ishte gjithashtu poet dhe regjisor.
Balaševićishte shumë i popullarizuar në vendet e ish-Jugosllavisë edhe pas shpërbërjes së saj në vitet 90-të. Më 16 shkurt, Balašević u shtrua në një spital të Novi Sadit dhe u diagnostifikua me pneumoni, që duket se ishte shkaktuar nga koronavirusi.
Këngëtari Balašević, lindi në Novi Sad më 1953. Karrierën e tij e filloi në vitet 1980, fillimisht në grupe muzikore. Ai ishte i njohur për baladat e tij dhe ka publikuar gjithsej 12 albume.
Igor Miroviq, kreu i qeverisë rajonale në Novi Sad, tha se vdekja e Balašević kishte lënë një “boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm”.
Balašević ishte i njohur edhe si kritik i ashpër i ish-udhëheqësit jugosllav të viteve të 90-ta, Slobodan Milosevic, i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.
Televizioni publik i Kroacisë kujtoi “qëndrimet paqësore dhe kundër luftës të cilat ishin pjesë e shumë këngëve, fjalimeve dhe intervistave të Balašević”.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
