Skip to content

DEBATI/ “Unë s’jam niveli yt”, Kadia përplaset me Tabakun për deflatorin 2%: Rrini e qetë, se jeni edhe në shtëpi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është përplasur me zëvendës ministrin Besart Kadia.

Në një lidhje me Skyoe nga shtëpi, Tabaku po fliste për buxhetin dhe ekonominë në vend, ndërsa Kadia nga studioja e “Kjo javë”, e pyeti në lidhje me deflatorin.

Tabaku tha se nuk ishte përgatitur për tu përballur me nivelin e Kadisë dhe i tha këtij të fundit se do të merrtë një përgjigje nga nga grup që ka Partia Demokratike për debate me nivelin e zëvendës ministrave.

Pjesë nga debati:

Besart Kadia: Zonja Tabaku, ju lutem më jepni një përgjigje…deflatori është 2% apo jo

Jorida Tabaku: Unë nuk e dija që do të kisha një përballje me ju

Besart Kadia: Zonja Tabaku ju lutem rrini e qetë, mos u acaroni por më jepni përgjigje

Jorida Tabaku: Dëgjo, mua mos më fol me atë gjuhë se nuk ta lejoj. Kaq po them.

Besart Kadia: Ju lutem zonja Tabaku, mos u acaroni se jeni edhe në shtëpi.

Jorida Tabaku: Unë e qetë jam, dhe nuk acarohem në këto lloj debatesh e ta kthej në personale. Nuk acarohem unë. Ne kemi një grup në nivel zv/ministrash që të mund të merret me zotin Kadia.

Lorenc Vangjeli: Ju lutem, mos të kapemi në këtë debat, ju pot ë doni jepnin përgjigje zonja Tabaku

Jorida Tabaku: Jo po unë nuk e dija që do përballesha me një debat të tillë

Besart Kadia: Ju lutem largohuni, nëse nuk doni, ikni

Preç Zogaj: Ju thamë ju nëse nuk doni mund të mos jepni përgjigje

Jorida Tabaku: Për etikë, unë do të jap përgjigje dhe do të largohem se jam me tre fëmijë të vegjël. Ju mësoni në radhë të parë, ju jap një këshillë, për karrierën në politikë. Do keni një përgjigje në nivel zv/ministri. Do ta keni

Besart Kadia: Kur ta gjeni, ma sillni.