Skip to content

“Flasin për spitalet sikur vijnë nga hëna, para 7 vitesh njerëzit vareshin në kangjella”, Rama: Një Tire apo disa Tire nuk mund të…

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur sot nga Fieri mbi transformimin që sipas tij ka pësuar shëndetësia gjatë dy mandateve të qeverisë së tij. Rama tha se deri para 7 vitesh, njerëzit vareshin në kangjellat e QSUT-së për shkak se në spitale mungonin ilaçet bazë të trajtimit.

“Puna e mjekëve është heroike, është e dhimbshme që një Tire ose disa Tire të hedhin baltë mbi punën e mjekëve të tjerë. Ka njerëz këtu që flasin për shëndetësinë sikur vijnë nga hëna, sikur nuk e dinë se si ka qenë gjendja në spitale. Kur ne e kemi marrë detyrën kishte njerëz që vareshin në kangjellat e QSUT se nuk kishte ilaçe, njerëzit shkonin në spitale me batanije me vete.

Në ato kushte, gjëja e parë që mund të bënim ishte tranformimi fizik i spitaleve. Kur shkoje atje nuk e identifikoje dot se kush ishte pacienti, kush ishte familjari, e kush ishte mjeku, ca me bluze ca me lara.  Kur ne kemi marrë detyrën, borxhi që shteti i kishte furnizuesve të ilaçeve ishte shumë i madh, sa nuk i jepnin më. Sot depoja e barnave në QSUT është një depo me frigorifer, me dixhitalizim.

Natyrisht që unë nuk po u them njerëzve që na dëgjojnë, sa të lumtur jemi ne me gjendjen që kemi. Krahasimi duhet për një gjë shumë të thjeshtë, se po nuk e dite nga je nisur, ka shumë mundësi që të mos shkosh dot aty ku do”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Fier.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb