Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur sërish sot nga Fieri për arrestimin e mjekut Edvin Prifti, të cilin e etiketon si liberal të djathtë, dhe thotë se goditja e tij është bërë nga drejtësia dhe qeveria nuk hyn në asnjë pikë. Rama tha se është dhënë një mesazh shumë i qartë nga institucionet e drejtësisë, dhe se korrupsioni duhet të jetë një gjë e kaluar në radhët e bluzave të bardha.
“Është dhënë mesazh shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë. Goditja që u bë ishte shumë e pështirë të shikoje tiren dhe ato të tjerat që ishin përfshirë në atë pështirosje të madhe por lajmi i mirë është se janë pas hekurave.
Tirja nuk është fenomen pandemie por i pandemisë së korrupsionit që 30 vjet. Ashtu sikurse edhe liberali i djathtë që thotë se më kanë fut në burg se jam i djathtë, bashkë me disa analistë që predikojnë se këto qenkan goditje elektorale, se çlidhje kemi ne me elektoralen, vetëm këta mund ta dinë”, u shpreh Rama.
Duke u ndalur më tej te korrupsioni, Rama tha se ai nuk është një fenomen shqiptar, dhe ndodh dhe në vende të zhvilluara si Gjermania.
“Te korrupsioni çështja është pak më e komplikuar se lufta kundër korrupsionit është shtet ndërtim qoftë në aspektin e drejtësisë . Gjermanët nuk janë më të ndershëm se shqiptarët nga geni, por se nëse nëpunësi atje nuk kërkon lekë është se nuk e lë sistemi, se nëse do çonim 30 shqiptarë që këtu marrin rryshfet s’do u shkonte në mend të merrnin lekë atje se nuk i lë sistemi, nëse do merrnim 30 gjermanë e t’i sillnim këtu herët a vonë do korruptohen, është sistemi që i korrupton njerëzit. Kudo ka korrupsion. Sot koha na jep munsësi të ecim përpara përmes procesit të digjitalizimit”, tha Rama.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
