Skip to content

Basha takon komisioneren e BE-së për punët e brendshme: E njoha me planin tonë antimafia, qeveria që do të dalë pas 25 Prillit…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson, ku më pas pati dhe një komunikim me gazetarët.

“Komisionerja erdhi në këtë takim në një kohë sfidash të jashtëzakonshme për BE dhe Shqipërinë. E njoha komisioneren me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të mungesës së të cilave vendi ka ngelur në vendnumëro.

E njoha dhe me planin tonë antimafia. Me Komisionerin e punëve të Brendshme kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat për qyetetartë dhe kujtuam kushtet që çuan në reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë shqiptarët.

Sollëm diçka të paimagjinueshme që shqiptarët lëvizin pa viza. Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit qe do çojë drejt plotësimit të kushteve që shqiptarët të përfitojnë të mira të tjera. Angazhimi që do të sjellë një përmirësim real”, tha Basha.

/faxweb