Skip to content

“Jemi të lumtur që Edi kuptoi se plani ynë është i duhuri”, PD-ja i përgjigjet Ramës: E do mandatin e tretë për të mos bërë asgjë

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të kryeministrit Rama nga Fieri, ku dha disa arsye përse partia e tij synon mandatin e tretë.

PD-ja thotë se edhe vetë kryeministri e ka kuptuar se plani i tyre është i duhuri për Shqipërinë, ndërkohë ata e akuzojnë Ramën se ka filluar i kopjon planin.

Ndër të tjera, në deklaratën e PD-së, thuhet gjithashtu se Rama e do mandatin e tretë për të vazhduar të mos bëjë asgjë për Shqipërinë.

“Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij.

Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë.

Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë.

Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët.

Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara.

Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë.

Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë.

Kështu fiton Shqipëria.” shkruan PD.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb