TIRANE – Në një kohë kur KPK konstatoi se gjykatësi Fatmir Hoxha, nuk justifikonte pasurinë, avokati i tij Julian Mërtiri tha se gjithçka është e ligjshme.
“ Është një element në vitin 2003 ku pretendohet nga KPK që nuk justifikohet pasuria.
Por Shuma është plotësisht e justifikueshme. Hoxha nga viti 2011 është emëruar anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, dhe pasi ka kaluar nga Shkodra në Tiranë, ka shitur orenditë, dhe kjo shumë ka ardhur nga kjo shitje e bërë.
Ai më pas ka marrë kredi e cila është marrë në bazë të vendimit të Këshillit të ministrave. Borxhin e ka marrë për apartament, dhe deri tani ai është shlyer,” tha Mërtiri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se Hoxha nuk ka justifikuar blerjen e një apartamenti me vlerë 140 mijë euro.
Avokati theksoi se klienti i tij, përveç kredisë, kishte marrë edhe dy borxhe, një shumë prej 28 mijë eurosh tek një miku i tij dhe 34 mijë euro tek kunati.
Ndërkohë ILDKPI deklaroi se Fatmir Hoxha ka bërë deklaratë të saktë të pasurisë.
(e.f/BalkanWeb)
