Ish-deputeti i Partisë Demokratike Vili Minarolli, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut, Petro Shamo. Minarolli shprehet se mjeku është një ndër shokët e tij të fëmijërisë dhe të gjimnazit një njeri që ai e përkuzizon si gojë ëmbël dhe të dashur që e donin të gjithë. Ish-deputeti shprehet se Shanos nuk iu gjend një vend në spitalin ku punoi për rreth gjsmë shekulli.

Postimi i plotë: Tani asnje nuk ka te drejte te ankohet per trajtimin ne spitalin infektiv te QSUT.

Nga statusi i nje mjeku, mesova se sot ka ndrruar jete nga Covid 19 nje mjek qe eshte nga pionieret e spitalit infektiv , qe punoi gati nje gjysem shekullin ne ate spital dhe koleget e tij , ndoshta ata qe e mesuan profesionin prej tij ,7nuk i gjeten nje shtrat ne ate spital per te perfituar kete rradhe nje trajtim mjeksor si te gjithe qytetaret e tjere.

Dr. Petro Shano, qe koleget, ne ish shoket e tij te femijerise dhe te shkolles dhe te shkolles te mesme, ish studentet  e specializante dhe mijra e mijra paciente te tij e njihnin me emrin Dr. Peco ka ndrruar jete pa ia bere te mundur nje shtrat ne ate spital ku dha  shumicen e viteve te jetes, djersen , mundin, perkushtimin per te shpetuar jeten e pacienteve, ku mori vetem mirenjohje dhe respektinn e pacienteve por edhe te personelit te spitalit.

Pecua, shoku im i gjimnazit ndrroi jete nga Covidi, Pecua qe e donim te gjithe, i mire, goje embel, i dashur, i respektueshem, i papertueshem,qe i gjendej cdo njeriu ne nevoje, prej disa viteve ishte ne pension. Jam i bindur qe per Pecon ashtu si per shumicen tone nuk u njohen fjalet rrushfet e korrupsion qe sot jane me te perdorshmet ne fjalorin e perditshem .E ndoshta gjate ketyre viteve ne ate spital, muret e te cilit ende e therrasin emrin e tij, mund te kene ardhur kolege,per te cilet historia e ketij spitali fillon me ardhjen e tyre. Dhe ata qe drejtojne e matin punen e tyre me spetaklet qe organizojne per te kenaqur shefat e tyre te medhenj.

Te dashur familjare te ish apo qe jane aktualisht paciente te spitalit infektiv, mos u ankoni per trajtimin ndaj te afermeve tuaj. Tani ata kane nje justifikim te madh: Nuk keni goje te flisni, kur nuk beme asgje per ate qe shkriu jeten ne kete spital, per Dr. Petro Shanon qe te gjithe e therrisnin me dashuri, respekt dhe mirenjohje, Dr. Peco.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re