Skip to content

“Shtëpia e madhe”, ndërtohet për herë të parë ndërtesa fetare do të bëjë bashkë të gjithë besimet

Një objekt fetar që do të bëjë bashkë të krishterë, myslimanë dhe hebrenjtë do të ndërtohet në vendin e një kishe të shkatërruar nga regjimi komunist në Gjermaninë Lindore.

Mediat e huaja shkruajnë se objekti do të quhet “Churmosquagogue” dhe gurthemeli i parë i kësaj ndërtesë do të vendoset më 27 maj.

Ndërtesa prej 47 milionë eurosh, e projektuar nga arkitekti gjerman, Kuehn Malvezzi, parashikon të ndërtojë një kishë, një xhami dhe një sinagogë të lidhura më një hapësirë.

Ndërtimi i kësaj ndërtese fetare , të cilët disa e quajnë ‘shtëpia e madhe’, ka marrë miratimin nga të gjithë komunitetet në Gjermani, pavarësisht se ka pasur frikë për ‘krijimin e një feje të re’.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb