Skip to content

A do të jenë në listat e PS-së ish-ministrat Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati dhe Sandër Lleshaj? Rama: S’jam këtu të bëj lajmet tuaja, kush i ka në dorë propozimet

Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet sot nga gazetarët nëse në listat e deputetëve për Partinë Socialiste do të jenë  ish-ministrat Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati dhe Sandër Lleshaj, te larguar në kohë të ndryshme nga qeveria.

Rama tha se çdo propozim për listat e deputetëve të Prillit, është në dorë të drejtuesve politikë të qarqeve, dhe më pas fjalën e fundit do ta thojë kryesia e Partisë Socialiste.

“Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja, nuk është asnjë i ndryshëm nga tjetri, drejtuesit e qarqeve kanë m,undësinë që të bëj të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdio qarku, që më pas do e miratojë Kryesia. Unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët kanë një përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit”, u shpreh Rama gjatë konferencës me gazetarët.

/faxweb