Skip to content

Konfirmohet rasti i parë me mutacionin brazilian në Itali, mbi 13 mijë persona rezultojnë pozitivë me Covid-19

Në Itali situata e pandemisë së Covid-10 vijon të jetë kritike, ndërsa këtë të martë gjithashtu u konfirmua dhe rasti i parë me mutacionin brazilian në Romë.

Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinjë janë regjistruar 13.314 raste të reja me koronavirus dhe 356 viktima.

Sipas autoriteteve vendase, që nga shpërthimi i pandemisë deri më tani në Itali janë shënuar 96.348 viktima nga koronavirusi.

Nërkohë pacientët e shtruar në spitale ka shkur në 18.295, nga të cilët 2.146 në terapi intensive.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb