Skip to content

“Nano pa vullnet”! Shehi tregon për marrëdhëniet me Berishën: Ka qenë një raport i vështirë me të, por s’është i gjithi i zi

Dashamir Shehi ka rrëfyer në emisonin “Opinion” marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shehi shprehet se Berisha kishte aftësi për të menaxhuar njerëzit, ndërsa tregon se ka prishur marrëdhëniet me atë për shkak se ka qenë një punonjës i ndershëm dhe nuk i është bindur.

Sipas tij, Berisha ka luajtur rol pozitiv në Shqipëri, ndërsa dënon vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit.

“Për hir të eksperiencës që kishte dhe nga partia e vjetër, mënyra pë rtë menaxhuar njerësit. Për të prit ty në mëngjes, mua në darkë.

Marrëdhënia shqiptare nuk është institucionale, është individuale. Berisha është njeri i zgjuar, është i zoti dhe ka vullnet. Dhe ai ka problemet e veta.

Por jo të hedh bojë të zezë vetëm mbia atë. Ka qenë një rraport i vështirë. Unë kam qenë një nënpunës i ndershëm.

Ti nuk mund të më thuash firmos këtë se të them unë. Kjo ka krijuar dhe një tension më të madh.