Partia Komuniste e Kinës ka votuar për të ruajtur emrin dhe ideologjinë e Presidentit Xi Jinping në kushtetutën e saj, duke e ngritur atë në nivelin e themeluesit Mao Zedong.
Votimi unanim për të përfshirë ideologjinë e Xi Jinping” ndodhi në fund të kongresit të Partisë Komuniste, takimi më i rëndësishëm politik i Kinës.
Xi ka rritur në mënyrë të vazhdueshme kontrollin brenda dhe jashtë partisw që kur u bë lider në 2012-wn.
Kjo lëvizje do të thotë se çdo sfidë ndaj zotit Xi tani do të shihet si një kërcënim për sundimin e Partisë Komuniste.
Më shumë se 2,000 delegatë u mblodhën në sallën e madhe të Pekinit për procesin e miratimit përfundimtar për të ruajtur “ideologjinë e Xi Jinping mbi socializmin me karakteristikat kineze për epokën e re” në kushtetutën e Partisë Komuniste të Kinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko