Skip to content

Video/ Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen disa mjete

Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Vorës, ku siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb.al, të paktën tre mjete janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e përplasjes që duket se ka qenë mjaft e fortë, mjetet kanë dëme të konsiderueshme, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky aksident ka sjellë bllokim të qarkullimit në autostradë, ndërkohë që policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për rikthimin e lëvizjes normale.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në përplasjen e mjeteve, ndërkohë që vijojnë hetimet.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb