Skip to content

Diskutohet projektligji për funksionimin e Gardës, zv.ministri Hodaj: Nuk cënohet funksionaliteti, emërimi i drejtorit do të bëhet nga kryeministri

Në Komisionin e Sigurisë po zhvillohen diskutimet në lidhje me projekligjin e ndërmarrë nga mazhoranca socialiste për ndryshimet e mundshme në ligjin e funksionimit të Gardës së Republikës.

Sipas zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj ky projektligjnuk cënon funksionalitetin e Gardës së Republikës, por risia qëndron vetëm në faktin se ëmërimi i drejtorit të Gardës do të jenë atribut i kryeministrit. Pra emërimi nuk ndodh më drejpërdrejt nga Ministria e Brendshme por zgjidhet nga kryeministri përmes përzgjedhjes së kandidaturave që i çohen mbi tavolinë nga Ministria e Brendshme.

“Garda do të jetë organizatë civile dhe do inkuadrohet në institucionet në varësi të ministrisë së Brendshme. Ky projektligj i mbulon disa boshllëqe, pa i cenuar funksionalitetin. Risi, emërimi dhe lirimi nga detyra të drejtorit të përgjithshëm dhe detyrat e Gardës. Do emërohet nga Kryeministri.  Risi tjetër është përshtatja e organizimit të brendshëm me atë që ka policia e shtetit. Sistem i njëjtë për gradat, rekrutimin dhe karrierën. Nuk do të ketë ndryshim të numrit të punonjësve. Reformim i Gardës. Kriteret e pranimit në gardë, me hyrjet në fuqi të ligjit personat që duan të bëhen pjesë e gardës duhet të plotësojnë këtë kriter për vërtetimin e besueshmërisë nga policia e shtetit”, tha Hodaj.

/faxweb