Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka denoncuar zgjatjen e afatit të koncesionit të aeroportit të Rinasit si një shkelje të Kushtetutës dhe një aferë korruptive.
Meta tha se të gjitha veprimet janë bërë me një shpejtësi rekord, brenda pak ditëve dhe se ende nuk është publikuar kontrata për zgjatjen e koncesionit.
“Zgjatja e afatit e kontratës së koncesionarit është bërë pa analizë të qëndrueshme për qëndrueshmërinë e kompanisë që ka marrë kontratën. Zgjatja e afatit është bërë pa marrë parasysh në mënyrë të thelluar interesat strategjike të vendit, që lidhen dhe me sigurinë kombëtare.
Kuvendi ka ratifikuar ndryshimin e marrëveshjes se koncesionit mes Këshillit të Ministrave dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport” për ndërtimin, vënien në punë të aeroportit “Nënë Tereza”. Ky ligj ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë por dhe të korrupsionit. Korrupsioni legjislativ është kthyer në mjet të mbulimi të përfitimeve klienteliste, ku për çdo përfitim të dhuruar miratojnë një ligj për ta miratuar.
Vendimmarrja e ndjekur nga Ministria e Financave, Infrastrukturës, Qeveria dhe Kuvendi për shtesën arbitrare të koncensionit është kryer në kundërshtim të rregullave të shtetit shqiptar dhe në dëm të interesit të qytetarëve. Kjo kontratë është mbajtur e fshehtë ndaj publikut. Akoma në faqen e Kuvendit nuk është publikuar kjo shtesë kontrate”, u shpreh Presidenti.
VIDEO:
