Lëvizja Socialiste për Integrim ka shfrytëzuar disa fëmijë duke i përdorur politikisht në funksion të fushatës elektorale të 25 prillit.
Dega e Shkodrës ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku shfaqen disa të mitur duke i kënduar LSI-së që sipas tekstshkruesve të rritur do të sjellë lirinë dhe shpresën.
Pavarësisht se ka qindra OJF për Mbrojtjen e Fëmijëve, ende nuk ka asnjë reagim ndaj këtij subjekti politik i cili shfrytëzon të miturit për t’i bërë pjesë të fushatës elektorale.
Përfshirja e të miturve në fushatë nga subjektet politike, përbën shkelje dhe cënim të rëndë të të drejtave të tyre, shfrytëzim, e në të njëjtën kohë s’është në interesin më të mirë të fëmijës.
Ndërkohë, krahas të tjerave, një angazhim i tillë veçanërisht gjatë kësaj periudhe, përbën një rrezik të drejtpërdrejtë gjithashtu për shëndetin e tyre për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.(TemA)
