Një gjykatë në Pekin ka vendosur që burri të kompesojë gruan e tij për të gjitha punët e bëra gjatë martesës së tyre.
Pas divorcit me bashkëshorten e tij, gjykata kineze detyroi burrin që të paguajë me 7.700 dollarë për të gjitha punët që i ka bërë përgjatë 5 viteve.
Sipas të dhënave të publikuara në BBC, burri i identifikuar me mbiemrin Chen kishte bërë kërkesën për divorc vitin e kaluar pas 5 vitesh martesë.
Fillimisht bashkëshortja e tij e ka refuzuar divorcing, por më pas ajo ka kërkuar që të kërkojë kompesim për të gjitha punët e shtëpisë dhe mbajtjen e fëmijëve.
Por vendimi i gjykatës kineze ka ngjallur mjaft debate, pasi gra të ndryshme janë shprehur se kjo është një shumë qesharake krahasuar me punën e palodhshme që bëjnë ato.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
