Skip to content

Sekuestrimi i 400 mijë eurove nga bastisja në Kosovë, një çantë u gjet në tualet ndërsa tjetra në…

12 persona të cilët akuzohen për keqpërdorim të subvencioneve janë arrestruar këtë të mërkurë në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë. Policia e Kosovës bëri me dije se gjatë operacionit u sekuestruan 400 mijë euro.

Ndërkohë burime për median kosovare, ‘kallxo’ bëjnë me dije se paratë u gjetën në dy çanta të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve. Njëra prej çantave është gjetur e fshehur në tualet, ndërsa çanta tjetër është gjetur në oborrin e një shtëpie.

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi gjatë konferencës për mediat tha se bastisja e sotme ishte rezultat i një hetimi që kishte nisur që prej muajit janar. Ndërkohë sipas Drejtorit të Departamentit të Krimeve Ekonomike brenda Policisë së Kosovës, Nazim Sahiti, paratë e sekuestruara janë marrë nga ryshfetet.

I gjithë operacioni i ndodhur këtë të martë në Kosovë ka ardhur pasi dyshohej për keqpërdorim të fondeve të subvencioneve.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb