Skip to content

Itali: fituesit e zgjedhjeve nuk formojnë qeveri, presidenti kërkon votime në dhjetor

Dy fituesit e zgjedhjeve parlamentare në Itali, Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet përfundimisht kanë dështuar që të formojnë një qeveri politike.

Presidenti i Republikës, Sergio Matarella ka dalë në përfundim të konsultimeve duke propozuar një qeveri teknike deri në dhjetor kur ai kwrkon që të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare.

Nga ana tjetwr, dy partitë që kanë më shumë deputetë kanë refuzuar “qeverinë e Presidentit” dhe i kanë kërkuar Matarella-s që të zhvillohen zgjedhje menjëherë.

Por Italia ndodhet në vështirësi ekonomike pasi borxhi publik ka arritur shifra të larta, ndaj i duhet një qeveri që të përgatisë “Ligjin e stabilitetit ekonomik”, apo siç quhet tek ne ligji për të ardhurat tatimore.

Asnjë forcë politike nga fituesit e zgjedhjeve nuk guxojnë të shkojnë në qeveri pasi i duhet të ngrenë taksat, ndërsa në fushatë kanë premtuar uljen e tyre.