Ndonëse ishte paksa e vështirë në një publik ku nuk u duartrokit asnjëherë, atleti Izmir Smajlaj ia ka dalë të triumfojë në Beograd dhe të rrëmbejë medaljen e tretë për vitin 2021.
Shkodrani regjistroi rezultatin 7.91 në kërcim së gjati dhe u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtarë të sallave të mbyllura që u zhvillua sot në Beograd të Serbisë.
Ftohtësisë së publikut serb, Smajlaj iu përgjigj duke regjistruar rezultatin më të mirë në garë. Një tjetër medalje për Shqipërinë në këtë event erdhi edhe nga Franko Burraj, i cili arriti të rrëmbente argjendin.
Burraj zhvilloi gjithashtu një paraqitje shumë të mirë, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 në garën e 400 metrave, por ishte i pafat në finish teksa i shpëtoi medalja e artë për një diferencë minimale.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
