Janë mbyllur ndeshjet e radhës në kuadër të Champions League, me Realin e Madridit i cili ka fituar 1:0 kundër Atalantës dhe Manchester City që mposhti Borussia M’gladbach me rezultatin 2:0.
Atalanta bëri një paraqitje të mirë në Bergamo, duke e mbajtur rrjetën të paprekur deri në minutën e 86, pavarësisht se ishte me karton të kuq që në minutat e para të ndeshjes. Ferland Mendy i ndëshkoi në minutat e fundit pas një asist të Modric.
Ndërkohë, nuk pati surpriza as në Gjermani,ku Manchester City shënoi dy herë me Gabriel Jesus dhe Bernardo Silva.
Gjithsesi sfidat mbeten të hapura, dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjet e kthimit.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
