Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke theksuar se me shqetësim janë duke ndjekur zhvillimet në Armeni, tha se “Ndodhitë janë punë të brendshme të Armenisë. Të gjithë palët i thirrim në vetëpërmbajtje”.

Peskov në deklaratën e tij për gazetarët në kryeqytetin Moskë, vlerësoi thirrjen e ushtrisë armene për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan dhe zhvillimet që pasuan.

Ai tregoi se nuk është zhvilluar kontakt i nivelit të lartë mes Rusisë dhe Armenisë pas thirrjes për dorëheqje të Pashinyan. “Në rast të nevojës mund të organizohet një takim i tillë”, tha Peskov.

Zëdhënësi Peskov tha se janë duke i ndjekur zhvillimet prej afër. “Jemi duke ndjekur me shqetësim zhvillimet në Armeni, por ndodhitë në Armeni janë punë të brendshme të Armenisë. Të gjithë palët i thirrim në vetëpërmbajtje. Besojmë se situata do të mbetet brenda kornizës kushtetuese”, u shpreh ai.

Më herët, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura armene, Onik Gasparyan dhe komandantët e nivelit të lartë përmes një deklarate të përbashkët të nënshkruar i bën thirrje për dorëheqje kryeministrit Pashinyan.

Thirrjen për dorëheqje, Pashinyan e përshkroi si “një tentativë për grusht shteti”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re