Ambasadroja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
“Pata një takim të shkëlqyer ditën e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj.
Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra.
Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri, me respekt për votuesit shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit”, shkruan Kim. (TemA)