Në një lidhje Skype gazetari Aulon Kalaja për Fax News u shpreh se koalicionin i opozitës së bashkuar është një aleancë e qëndrueshme dhe jo fluide pasi tashmë opozita del më e bashkuar se kurrë në betejën e 25 prillit për një të nesërme më të sigurtë.
Sipas Kalasë, kemi nevojë për një qeveri normale e cila nuk vjedh qytetarët përmes faturave të energjisë elektrike duke i krahasuar me konsumin e një viti më parë apo duke i parë përkatësin politike që kanë familjet.
Ndër të tjera ai tha se largimi i Edi Ramës duhet parë si një mision politik në mënyrë që të mos zgjedhim krimin, por ata që janë të përgjegjshëm për të realizuar plane konkrete në Shqipëri.
“Kemi pasur një aleancë të qëndueshme dhe jo fluide të opozitës e cila materializohet ditën e djeshme kundër çdo lloj mendje skeptike. PD bën një alenacë shumë të gjerë me të gjitha partitë të cilat natyrisht rreshtohen sot në kampin opozitar për tu bërë pjesë e qeverisjes pas zgjedhjeve që po priten me një zgjim të madh nga shqiptarët. Edi Ramën nuk e mbështet më askush. Çdo parti që sot ka një peshë relevante në Shqipëri i bashkohet spektrit të madh opozitar.
Këto lëvizje kanë qenë të pritshme duke pasur parasysh koalicionet që janë bërë që në muajin prill të vitit të kaluar që u shkruajt karta e bashkëpunimit ndërmjet partive.
Kemi konfirmimin e bllokut opozitar i cili në këto momente po i trajton këto zgjedhje si një referendum kundër Edi Ramës.
Opozita del më e bashkuar se kurrë në një betejë që është 25 prilli dhe një të nesërme të sigurtë për shqiptarët.
Shqiptarët duan të dëgjojnë se sa do të ulet çmimi i energjisë elektrike. Vetë jam viktimë e vjedhjes së faturave të energjisë elektrike. Ne kemi nevojë për një qeveri normale e cila nuk vjedh qytetarin e saj tek faturat e energjisë elektrike të cilat shkruhen aforfe, shkruhen duke i krahasura me konsumin e vitit të kaluar të po të njëjtit muaj , shkruhen absolutisht edhe duke i parë përkatësitë politike të familjeve.
Është detyra e opozitës sot që ti garantojë shqiptarët që nuk do të vidhen nga faturat e energjisë elektrike.
Largimi i Edi Ramës duhet parë si një mision politik, nuk duhet parë si një zgjedhje pragmatiste sepse ne nuk po jetojmë në një kohë normale në Shqipëri që po zgjedhim dy alterntiva normale, dikush është pak më i mirë se tjetri, jo këto zgjedhje janë a do të zgjedhim krimin apo do të zgjedhim intelektualët, qytetarët e përgjegjshëm të cilët do të implementojnë një program konkret për Shqipërinë“, u shpreh gazetari Kalaja.
(S.D/Faxweb.al)
/faxweb
