Skip to content

Dorëhiqet nga klubi amerikan, Henry bëhet ‘qaraman’: Më ka marrë malli për fëmijët

Thierry Henry ka dhënë dorëheqjen si menaxher i klubit amerikan Montreal për arsye familjare. 43-vjeçari francez po kthehet në Londër, pasi kufizimet e koronavirusit e kishin mbajtur atë të ndarë nga familja e tij.

Ish-sulmuesi legjendar i Arsenalit mori detyrën në nëntor 2019, por tha në një deklaratë të enjten se distanca shkaktuar nga koronavirusi midis tij dhe familjes ishte bërë e papërballueshme.

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi ish-mbrojtësi Laurent Ciman u kthye në klub si ndihmës trajner. Kërkimi për një menaxher të ri të përhershëm tani është duke u zhvilluar.

“Ky vendim është i vështirë. Viti i fundit ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për mua personalisht.

Për shkak të pandemisë në mbarë botën, nuk isha në gjendje të shihja fëmijët e mi. Fatkeqësisht për shkak të kufizimeve të vazhdueshme dhe faktit që do të na duhet të zhvendosemim përsëri në SH.B.A., e mora këtë vendim. Ndarja është shumë e rëndë për mua dhe fëmijët e mi,” deklaroi Henry.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb