Skip to content

Po eksploronte ujërat e oqeanit, 48 vjeçarja nuk i beson syve: I del para peshku me formë organi gjenital

Një zhytëse amatore është “surprizuar” teksa notonte në ujërat e detit Viktoria, pjesë e oqeanit Arktik, teksa një peshk në formë organi gjenital mashkullor i është shfaqur para.

48 vjeçarja Josie Jones, teksa notonte e zhytur në fundin e brigjeve detare në Victoria, Australi hasi një krijesë disi të sikletshme.

Ajo përdori kameran e saj nënujore për të fotografuar krijesën në formë ‘krimb p*nisi’, të cilat i publikoi në rrjetet sociale, ndersa shtonte se nuk mund të mbante të qeshurën kur e pa për herë të parë.

“Disa krijesa të detit mund të zbaviten me të”, shkruante një komentues, të cilit Josie i përgjigjej: “Paske imagjinatë shumë të madhe”.

Një tjetër shkruante: “Janë kastravec deti, disa njerëz i hanë ato”. Kafsha në fakt nuk është një kastravec deti por një ‘priapulida’, e cila edhe emrin e merr nga forma e pazakontë, e ngjashme me p*nisin e njeriut.

Priapulida-t jetojnë në thellësi më të vogla, deri në 100 metra. Ato e zhysin veten në baltë, me të cilën ushqehen. Josie është një amatore aktive e zhytjes dhe ndihmon rregullisht në pastrimin e plazhit lokal Rye Front Beach.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb