Turqia kritikoi vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si “gjenocid” kundër armenëve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, tha se vendimi dhe thirrja e qeverisë për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si “gjenocid” është një përpjekje e pavlefshme për të rishkruar historinë me motive politike.
“Kuvendet nuk janë vende ku mund të shkruhet historia dhe ku mund ta gjykojmë atë. Ata që dakordohen me këtë vendim, në vend që të kërkojnë të vërtetën e asaj që ka ndodhur në vitin 1915, janë pas votave si populistë”, tha Aksoy.
Ai ftoi nënshkruesit e vendimit që të shqyrtojnë Konventën e OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit të vitit 1948 dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
“Ne ju ftojmë të mbështesni përpjekjet për një kuptim më të mirë të një çështje historike”, tha ai, duke shtuar se propozimi i Turqisë për ngritjen e një Komision të përbashkët të historianëve, që nuk mori përgjigje nga Armenia, ishte një nga këto përpjekje.
Ai tha se Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës është shkëputur nga realiteti siç ka bërë shpesh në vitet e fundit.
Aksoy i bëri thirrje qeverisë holandeze që të përqendrohet në luftën kundër racizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë sesa në praktikat diskriminuese që çojnë në dorëheqjen e qeverisë dhe në vend të marrjes së vendimeve kundër Turqisë.
