Skip to content

“Vendosja e përparësisë sipas vendit të punës të vonon”, Britania fillon vaksinimin e 40-vjeçarëve

Vaksinimi i qytetarëve sipas radhës së moshës është mënyra më e mirë për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve të Covid-19, thanë ekspertët në Britani.

40-vjeçarët do të jenë të radhës që do të vaksinohen në Britani, të ndjekur nga ata të moshës 30-39 vjeçare.

Prioriteti i bazuar në vendet e punës do të ishte “më kompleks” dhe mund të ngadalësojë programin, tha Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin.

Të katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar do të ndjekin këtë qasje me një synim për të vaksinuar të gjithë të rriturit deri në fund të Korrikut.

Më shumë se 18 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një dozë të parë deri më tani.

Mësuesit dhe oficerët e policisë kanë bërë fushatë për t’u dhënë përparësi në fazën tjetër – por ata tani do të vaksinohen në përputhje me grupmoshën e tyre.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), i cili ka shikuar provat më të mira se si të zvogëlojmë sëmundjen e rëndë dhe vdekjen nga Covid-19 në fazën dy të programit të vaksinimit në MB, thotë se vendosja e përparësive në punë të caktuara mund të lërë disa njerëz të prekshëm të presin më gjatë për një dozë të parë.

Ai thotë se grupet e mëposhtme duhet të kenë përparësi, pasi të gjitha grupeve në rrezik në fazën e një të ofrohen të paktën një dozë e vaksinës:

Të gjithë ata të moshës 40-49 vjeç
Të gjithë ata të moshës 30-39 vjeç
-Të gjithë ata të moshës 18-29 vjeç

Dhe këshillon fuqimisht disa grupe të veçanta të marrin një vaksinë sa më shpejt që të ofrohet.

Ata janë:

-burra

-njerëz nga komuniteti me ngjyrë dhe aziatikët

-personat me BMI mbi 30

-njerëzit që jetojnë në lagje më të varfra

Në fazën e parë, nëntë grupe përparësie u caktuan bazuar në moshën dhe kushtet themelore shëndetësore – faktorët më të mëdhenj në ngritjen e rrezikut të dikujt.

Vaksinimi i këtyre grupeve duhet të mbrojë rreth 99% të atyre që rrezikohen.

Të gjithë atyre në katër grupet kryesore të përparësisë – rreth 15 milionë – u ofruan një goditje nga mesi i shkurtit. Më shumë se 95% e moshës mbi 70 vjeç janë vaksinuar.

Por kryetari i Federatës së Policisë Metropolitane Ken Marsh kritikoi planet për të dhënë përparësi sipas grupmoshës, duke thënë “është absolutisht e neveritshme – ata nuk japin asgjë  për ne”.

(Përktheu nga BBC R.G/Faxweb.al)

/faxweb